Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkon në 193 numri i viktimave nga përmbytjet në Europë

2021/07/18 at 10:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkon në 193 numri i viktimave nga përmbytjet në Europë

Numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Evropë ka arritur në 193, njoftuan autoritetet më 18 korrik. Ndërkaq, dhjetëra persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

“Ekziston frika që numri i viktimave do të rritet”, tha policia në rajonin gjerman Rhineland-Palatinate. Në këtë deklaratë të policisë u tha se vetëm në këtë rajon, 670 persona janë lënduar.

Përveç katër shteteve të goditura më së keqi nga përmbytjet – Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu – me përmbytje tani po përballen edhe Zvicra, Austria dhe Republika Çeke.

Të paktën 156 persona kanë vdekur në Gjermani, në atë që është përshkruar si përmbytjet më të këqija në historinë e këtij shteti. Ndërkaq, numri i viktimave nga përmbytjet në Belgjikë ka arritur në 27.

Të paktën një person është raportuar se ka humbur jetën në Bavari të Gjermanisë, pranë kufirit me Austrinë, gjatë shirave të rrëmbyeshëm në natën ndërmjet 17 dhe 18 korrikut. Në Bavari është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

“Shirat dhe stuhitë fatkeqësisht po shkaktojnë dëme të rënda në Austri”, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel planifikon që ta vizitojë qytetin Shuld më 18 korrik, për të parë dëmet e shkaktuara dhe për të takuar të mbijetuarit. Presidenti gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier ka vizituar zonat e përmbytura më 17 korrik dhe bëri thirrje për ndihmë dhe donacione për viktimat e përmbytjeve.

Ndërkaq, shërbimet e trenit ndërmjet Gjermanisë dhe Republikës Çeke janë pezulluar për shkak të problemeve teknike “të shkaktuara nga kushtet e motit”. Zyrtarët thanë se linjat hekurudhore do të rinisin punën më vonë gjatë 18 korrikut.

Shkalla e fatkeqësisë në Gjermani është bërë më e qartë teksa ushtarët, me makina të blinduara, po pastrojnë rrugët dhe inxhinierët po vlerësojnë se cilat ndërtesa duhet të shemben. Në zona të tjera, zhytësit kontrolluan shtëpitë dhe veturat e përmbytura.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka vizituar zonat e përmbytura në Belgjikë dhe ka postuar në Tëitter një mesazh ku thuhej: “Evropa është me ju”.

Belgjika ka shpallur 20 korrikun ditë zie për të nderuar viktimat e përmbytjeve.

Etiketa: Europëpermbytjetviktima

Ju sugjerojmë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

15 Nëntor, 2025 6:29 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

15 Nëntor, 2025 5:30 pm
Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet
Life Style

Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet

15 Nëntor, 2025 4:27 pm
Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit
Kronikë

Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit

15 Nëntor, 2025 3:27 pm
PD humbi në 5 bashki, Berisha: Faktoi se Rama nuk bën zgjedhje
Kryesore

PD humbi në 5 bashki, Berisha: Faktoi se Rama nuk bën zgjedhje

15 Nëntor, 2025 3:26 pm
Qarkullonte në qytet i armatosur, arrestohet në Durrës 53-vjeçari
Kronikë

Qarkullonte në qytet i armatosur, arrestohet në Durrës 53-vjeçari

15 Nëntor, 2025 2:53 pm
Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura,pranga tre personave në Shkodër
Kronikë

Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura,pranga tre personave në Shkodër

15 Nëntor, 2025 2:01 pm
Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet
Kryesore

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet

15 Nëntor, 2025 1:23 pm
Para
Përfundon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar në PD

Përfundon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar në PD

Video/ Lojtarët e Lille rrihen me njëri-tjetrin

Video/ Lojtarët e Lille rrihen me njëri-tjetrin

Po ndërtonin lokal në bregdet, pranga tre personave në Velipojë

Po ndërtonin lokal në bregdet, pranga tre personave në Velipojë

TE FUNDIT

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
15 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur pas mesditës së sotme në lagjen 2 të Rrogozhinës. Policia njofton se...

Lexo më shumë

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
15 Nëntor, 2025

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave që ka marrë për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Angli, të vlefshme...

Lexo më shumë

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
15 Nëntor, 2025

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, tha se ka folur personalisht me Armando Borojën dhe me gjithë skuadrën, pas sjelljes së tij...

Lexo më shumë

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
15 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të padisë BBC-në javën e ardhshme me deri në 5 miliardë dollarë, pasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com