Këtë të shtunë 7500 delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike do të mblidhen për të votuar Këshillin e ri Kombëtar të selisë blu.
Mes 600 emrave të propozuar në kryesi nga Lulzim Basha, kuvendi do të përcaktojë me votë 300 anëtarët e rinj të kësaj strukture të PD që do të përzgjedhë më pas edhe Kryesinë re.
Ndër emrat e propozuar janë të gjithë anëtarët e kryesisë dhe ata të Këshillit Kombëtar, përfshi edhe kritikët e tij, Edit Harxhin, ish-sekretarin e përgjithshëm, Arben Ristani, dhe kryetarin e Këshillit, Bujar Nishani.
Gjithashtu, sot do të votohen edhe ndryshimet statutore të propozuar nga kreu i demokratëve Basha, të vetmet që morën pëlqimin e kryesisë.
Kuvendi Kombëtar do të njihet gjithashtu edhe me analizën e humbjes së demokratëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të cilat i cilësojnë si masakër elektorale./Opinion.al