Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu ambientet e një magazine në Lundër ku mbaheshin materialet zgjedhore.
KQZ informon se në magazinën ku është shënuar zjarri ka patur materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.
Sipas KQZ, materialet zgjedhore dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambinetin ku ka rënë zjarri./ Opinion.al