Me vendim të Këshillit Bashkiak, Eriselda Sefa është emëruar kryetare e Bashkisë Lushnje.
Votimi u mbajt ditën e sotme gjatë një mbledhje jashtë radhe për zgjedhjen e kryetarit të ri pas arrestimit të ish-kryetarit Fatos Tushe.
Në garë për Bashkinë e Lushnjes ishin dy nënkryetarët Gentian Nushi dhe Eriselda Sefa. Nushi u tërhoq për shkak se mban njëkohësisht edhe postin e kryetarit të PS për Lushnjen. Për pasojë në garë mbeti vetëm Sefa e cila mori besimin e 41 këshilltarëve të bashkisë.
Sefa është emëruar në krye të Bashkisë Lushnje pas arrestimit të Fatos Tushes dhe zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni. Mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës pasi rezultojnë të përfshirë në një tender abuzim me fond 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës.
Pas arrestimi, Tushe u shkarkua nga kreu i Bashkisë së Lushnje me vendim të Këshillit të Ministrave./Opinion.al