Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2794 raste të reja me COVID-19, shifër e cila është shumë e lartë krahasimisht me vendet e tjera të rajonit.
Ekspertët e shëndetësisë në Greqi theksojnë se 50% e rasteve të reja lidhen me mutacionin “Delta” që po vijon që të përhapet me shpejtësi dhe deri në gusht parashikimet janë ogurzeza.
Ndërkohë që sa i përket fataliteteve sot u shënuan 6 viktima. Numri i pacientëve në spitalet COVID në Greqi është 132 me alarmin që vijon që të jetë në nivelet më të lartë në kulmin e sezonit turistik./ Opinion.al