Një grabitje është regjistruar gjatë orëve të natës në Peqin. Mësohet se pronari i një supermarketi është dhunuar nga tre persona të armatosur, të cilët i kanë marrë dhe paratë e xhiros ditore të biznesit.
Sipas informacioneve, pre e grabitjes ka rënë Agim Spahiu. Autorët e grabitjes janë larguar me një automjet që i priste në vendin ku kryen grabitjen.
Ndërkohë, Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve./ Opinion.al