340,000 doza të vaksinës Coronavac kanë mbërritur në Shqipëri. Kjo është sasia më e madhe që ka mbërritur njëherësh në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Aktualisht në vendin tonë kanë mbërritur në total 1,578,790 vaksina anti-COVID. Ministrja thotë se Shqipëria do të vijë vaksinimin masiv, në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë të mbrojtur nga koronavirusi./Opinion.al