Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akademia e trajnimit BALFIN,ajo që solli Gjeneralin Wesley Clark në Tiranë

2021/07/12 at 5:00 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akademia e trajnimit BALFIN,ajo që solli Gjeneralin Wesley Clark në Tiranë

Grupi BALFIN është një ndër korporatat më të mëdha në rajon, një ndër vlerat udhëheqëse të së cilit është partneriteti, me fokus afro 6,000 punonjësit e kompanisë. Rritja dhe zhvillimi i vazhdueshëm i burimeve njerëzore është pjesë thelbësore e kulturës së Grupit BALFIN. Për ta dëshmuar qartë këtë, kompania ka ngritur që prej vitit 2016 një Akademi Trajnimesh me synimin që punonjësve të saj t’u sigurohet një zhvillim i vazhdueshëm i njohurive, aftësive dhe vlerave profesionale, në mënyrë që t’u përshtaten ndryshimeve gjatë gjithë karrierës së tyre.


Akademia e Trajnimeve BALFIN fton herë pas here personazhe që kanë një kontribut të veçantë në fusha të ndryshme për të ndarë njohuritë dhe përvojat me punonjësit e Grupit. Së fundmi, i ftuar special ka qenë Gjenerali i njohur Uesli Klark (Wesley Clark), i cili gjatë vizitës së tij në Tiranë mbajti një leksion të hapur në Akademinë e Trajnimeve BALFIN.

I ftuar nga presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, gjenerali Klark foli mbi  sigurinë, dhe impaktin e COVID-19 në gjeopolitikë dhe ekonomi.

Gjenerali Klark ndau përvojën e tij të gjerë si ushtarak, politikan dhe autor librash. Duke i kujtuar të pranishmëve se sa të rëndësishme janë bashkëpunimi dhe ngritja mbi pengesat, ai tha: “Edhe në kohët më të vështira, njerëzit mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme”.

Gjenerali Klark theksoi rëndësinë e inovacionit, gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht midis të rinjve. “Ju duhet të jeni në gjendje të punoni në një mjedis ndërkulturor. Duhet të jeni të hapur ndaj ideve dhe sfidave të reja dhe duhet t’i hapni Ballkanin botës. Po të shikoj tani dhe e shoh sa shumë të rinj që ka në sallë. Imagjinoj 20-30 vitet e ardhshme të jetës tuaj dhe atë se çfarë mund të arrini. Bota është e hapur për ju, ju duhet të jeni të hapur për botën dhe të shfrytëzoni mundësitë e shumta që ju paraqiten. Dhe jam i sigurt që do ta arrini këtë, këtu te BALFIN”.

Uesli Klark ka qenë Komandant Suprem i Forcave të NATO-s gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1999). Ai ka edhe një aktivitet të gjerë politik, ku mund të përmendet kandidimi i tij për president i SHBA në vitin 2003. Gjithashtu, gjenerali Klark është autor i disa librave mbi sigurinë dhe gjeo-politikën.

Grupi BALFIN zotëron një pozicion të suksesshëm në industri të ndryshme në rajon prej tre dekadash. Si i tillë, investon vazhdimisht në zhvillimin e burimeve njerëzore. Kërkesa për përmirësim të vazhdueshëm njihet dhe përmbushet përmes planit strategjik me dy produkte kryesore: Talent Pool dhe Akademia e Trajnimit BALFIN. Akademia e Trajnimit BALFIN është një dëshmi e angazhimit të Grupit BALFIN për programet e trajnimit të punonjësve dhe kulturën proaktive të korporatave.

Etiketa: Grupi BALFINUesli Klark


Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 Dhjetor, 2025 9:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

21 Dhjetor, 2025 9:45 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

21 Dhjetor, 2025 9:44 am
Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Bota

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

20 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
Kryesore

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

20 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
Aktualitet

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

20 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
Bota

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

20 Dhjetor, 2025 5:30 pm
Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Bota

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

20 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë
Bota

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

20 Dhjetor, 2025 3:28 pm
Para
VIDEO/ Larg të nxehtit të Tiranës, Meta ‘zhgënjen’ me zhytjen në det

VIDEO/ Larg të nxehtit të Tiranës, Meta ‘zhgënjen’ me zhytjen në det

Keni kaluar COVID-19 dhe keni ende shenja? Sqaron Brataj: Mos u alarmoni

Brataj: Ju që ankoheni, pse jeni bërë pjesë e korrupsionit tek mjekët?

E përplasi makina, humb jetën 67-vjeçarja

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 35-vjeçari në Klos
















TE FUNDIT

Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
21 Dhjetor, 2025

Një 35-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mirditës, pasi u kap duke qarkulluar e armatosur me armë zjarri...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
21 Dhjetor, 2025

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
21 Dhjetor, 2025

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni...

Lexo më shumë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
20 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com