Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonëshme ne komunën e Deçanit.
Në shkresën e firmosur prej tij, Ramosaj bën të ditur se në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Parandalimin dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të komunës së Deçanit ka marrë vendim që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune.
Me anë të këtij vendimi obligohen të gjitha institucionet e nivelit lokal për Ngritjen e Gatishmërisë për Menaxhimin e kësaj situate Emergjente e ndodhur pas helmimit të fundit.
Nga e shtuna rreth 900 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm ndërsa zëdhënësi i prokurorisë Shkodran Nikçi, ka deklaruar se në këta rajon 2 persona kanë ndërruar jetë. Trupat e pajetë po dërgohen në Institutin e mjekësisë Ligjore për të kuptuar më shume lidhur me rethanat e vdekjes së tyre./Opinion.al