Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Angli, pasi u kap në një “shtëpi bari” në Bradford të Britanisë së Madhe. Sipas mediave britanike është arrsetaur Drilon Zelaj, 19-vjeç, i cili kishte mbjellë drogën në gjashtë dhoma në një shtëpi të madhe me katër kate në Bradford. Polici britanike i gjeti shqiptarit 213 bimë kanabisi.
19-vjeçari ishte monitoruar nga autoritetet për disa muaj dhe më pas efektivët shkruan në banesën ku ndodhej i riu për të kryer kontrollet. Zelaj fillimisht nuk ua hapi derën efektivëve të policisë, por ato u futën nga dera e prapme, pasi dëgjonin lëvizjet e 19-vjeçarit brenda godinës dhe më pas bënë arrestimin e tij.
Ai fillimisht mohoi se ishte përfshirë në prodhimin e bimëve të kanabisit dhe tha se nuk e kishte ndërtuar ai ‘shtëpinë e barit’, dhe se roli i tij ishte të ujiste bimët dhe të ndizte e fikte dritat.
19-vjeçari tha para gjykatës se ai kishte mbërritur në Angli nga Franca për një jetë më të mirë dhe me shpresën për t’i dërguar para familjes së tij të varfër në Shqipëri.