Franca ka nisur fushatën e informimit të qytetarëve për masat kundër variantit “Delta” të COVID-19.
Presidenti francez Emanuel Macron është shprehur se në restorante, bare dhe kafe si dhe disa vende kulturore do të lejohen të futen vetëm persona të vaksinuar ose ata që rezultojnë negativë për Covid-19.
Macron theksoi se vaksinimi është mundësia e vetme për të shmangur rivendosjen karantinën në rajonet të cilat kanë numrin më të lartë të të infektuarve.
Macron foli për një “mobilizim veror për vaksinimin”.
“Nëse nuk veprojmë tani, numri i rasteve do të vijojë të rritet ndjeshëm dhe do të çojë në mënyrë të pashmangshme në shtrimin në spital nga gushti. Pra, është në vazhdim një garë e re…”
Ai konfirmoi gjithashtu se vaksinimi për personelet mjekësore do të jetë i detyrueshëm.
“Kur shkenca na ofron mjetet për të mbrojtur veten, ne duhet t’i përdorim ato me besim te arsyeja,” shtoi Macron./ Opinion.al