Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta antiqeveritare në Kubë

2021/07/12 at 6:50 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta antiqeveritare në Kubë

Mijëra qytetarë në Kubë protestuan të dielën në demonstratat më të mëdha anti-qeveritare në dekada, ndërsa qytetarët shprehën zhgënjimin me krizën ekonomike dhe reagimin e qeverisë ndaj pandemisë së koronavirusit.

Protestuesit brohoritën parulla për lirinë dhe unitetin ndërsa parakaluan në kryeqytetin kuban, Havana. Policia shpërndau protestuesit dhe kreu disa arrestime.

Protestuesit dolën në rrugë edhe në pjesë të tjera të vendit, përfshirë edhe qytetin San Antonio de los Banos, afër Havanës, duke shprehur zemërimin e tyre për radhët e gjata të pritjeve për ushqim, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe problemet me furnizimin me ilaçe.

Kuba po përjeton periudhën më të rëndë të përballjes me pandeminë e koronavirusit. Zyrtarët shëndetësorë raportuan të dielën një rekord prej 6 mijë e 923 infektimesh dhe 47 raste të vdekjes.

Presidenti kuban, Miguel Díaz-Canel, vizitoi San Antonio de los Banos të dielën dhe pranoi se njerëzit kishin dalë të shprehnin zhgënjimin e tyre, por fajësoi një fushatë të mediave sociale “të mafies kubano-amerikane” për trazirat.

Ai fajësoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara, të cilat në kohën e ish presidentit Donald Trump, rivendosën një embargo tregtare ndaj Kubës.

Zyrtarët amerikanë shprehën mbështetje për protestuesit anti-qeveritarë të dielën dhe paralajmëruan kundër dhunës.

“Protestat paqësore po rriten në Kubë ndërsa populli kuban ushtron të drejtën e tij për tubime paqësore për të shprehur shqetësimin në lidhje me rastet e vdekjeve nga COVID-19 dhe mungesës së ilaçeve”, shkroi Julie Chung, ndihmës sekretare amerikane e shtetit për çështjet e hemisferës perëndimore.

Duke shpërndarë postimin e zonjës Chung, Këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, tha se Shtetet e Bashkuara “mbështesin lirinë e shprehjes dhe tubimit në të gjithë Kubën dhe do të dënojnë me forcë çdo dhunë ose shënjestërim të protestuesve paqësorë që po ushtrojnë të drejtat e tyre universale”.

Carlos Fernandez de Cossio, zyrtari më i lartë kuban i ngarkuar me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, akuzoi Departamentin amerikan të Shtetit dhe zyrtarët e tij për “promovimin e paqëndrueshmërisë sociale dhe politike në Kubë”, dhe tha se ata duhet të “shmangin shprehjen e shqetësimit hipokrit për një situatë për të cilën kanë vënë bast”.

“Kuba është dhe do të vazhdojë të jetë një vend paqësor ndryshe nga Shtetet e Bashkuara”, shkroi ai të dielën.

Etiketa: kubeprotesta

Ju sugjerojmë

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz
Bota

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz

5 Gusht, 2025 10:30 pm
Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin
Rajoni

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin

5 Gusht, 2025 9:48 pm
Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë
Aktualitet

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë

5 Gusht, 2025 9:30 pm
U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë
Kryesore

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë

5 Gusht, 2025 9:09 pm
Çështja Epstein, Bill dhe Hillary Clinton thirren për të dëshmuar
Bota

Çështja Epstein, Bill dhe Hillary Clinton thirren për të dëshmuar

5 Gusht, 2025 8:53 pm
Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare pesëditore në Detin e Japonisë
Bota

Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare pesëditore në Detin e Japonisë

5 Gusht, 2025 8:29 pm
MED25 vjen në Shqipëri: Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor
Aktualitet

MED25 vjen në Shqipëri: Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor

5 Gusht, 2025 8:09 pm
Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë
Bota

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

5 Gusht, 2025 7:55 pm
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë

5 Gusht, 2025 7:47 pm
Auto-Skicë
Bota

Mediat izraelite: Netanyahu do të propozojë ripushtimin e plotë të Gazës

5 Gusht, 2025 7:31 pm
Para
Horoskopi i dashurisë/ Çfarë do të sjellë 2018 për ju?

Tre shenjat që do të kenë një javë të vështirë

Johnson: Varianti i ri i COVID-19 është më vdekjeprurës

Numri i të infektuarve rritet, Johnson i vendosur të heq masat kufizuese

Bëhet “meme”, faulli i Chiellini ndaj Saka shfrenon fantazinë e tifozëve

Bëhet "meme", faulli i Chiellini ndaj Saka shfrenon fantazinë e tifozëve

TE FUNDIT

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz
5 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar këtë të martë, më 5 gusht, se rënia e çmimeve të energjisë mund...

Lexo më shumë

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin
5 Gusht, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pranuar të martën një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lexo më shumë

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë
5 Gusht, 2025

Qyteti i Vlorës është përfshirë pasditen e së martës nga një stuhi e beftë shiu, e cila shkaktoi probleme serioze...

Lexo më shumë

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë
5 Gusht, 2025

Shqipëria U-19 luajti pasditen e sotme takimin e parë miqësor kundër Italisë U-19. Në takimin e zhvilluar në Novarello Sporting...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com