Disa zona në Shtetet te Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga zjarri për shkak të temperaturave të larta.
Sipas njoftimi të autoritetet bëhet me dije se dy zjarrfikës në Arizona kanë humbur jetën, pasi avioni QE po hidhte ujë për të fikur zjarrin u rrëzua.
Nga ana tjetër, autoritetet iu kanë kërkuar qytetarëve që të largohen nga zonat të cilat rrezikohen nga zjarri.
Ditën e shtunë temperatura në Las Vegas ka shënuar 47.2 gradë Celsius. Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA thotë se temperaturat në disa zona të Nevadës dhe Kalifornisë po i kalojnë rekordet e arritura ndër vite.
Në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, të premten, temperatura ka arritur në 54.4 gradë Celsius gjë e cila rrit mundësinë e krijimit të vatrave të reja të zjarrit. Autoritetet kanë ngritur në disa zona të caktuara hapësira publike me ajër të kondicionuar për të ndihmuar banorët./Opinion.al