Ditën e sotme parashikohet një mot përgjithësisht ikthjellët por do të ketë edhe surpriza.
Sipas MeteoAlb dita e diel nis me kthjellime për vendin tonë, ndërsa vranësira kalimtare do kenë në zonat malore.
Por mesdita dhe kryesisht orët e pasdites sjellin zhvillim të vranësirave në gjysmën lindore të Shqipërisë duke krijuar mundësinë për shira të izoluar, ku nuk përjashtohet mundësia e ministuhive të breshërit.
Mbrëmja përmirëson dukshëm kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë./Opinion.al