Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka thirrur ditën e sotme në një takim zëvendësdrejtorit e policive dhe shefat e komisariateve në të gjithë vendin.
Sipas News24 këtë të premte priten ndryshe në radhët e policisë,emërime të reja në radhët e zv.drejtoreve dhe shefave të komisariateve.
Kujtojmë që një ditë më parë kryeministri Rama në një konferencë me drejtuesit e Policisë së Shtetit është shprehur se shume shpejt do të ketë emërime të reja deri në nivel komisariatesh teksa i ka vendosur ultimatum policisë 100 ditë për të rikthyer besimin tek qytetarët dhe të vendosin para drejtësisë të gjithë “të infiltruarit”./Opinion.al