Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel është shtruar në spital pas infektimit me koronavirus.
CCN bën me dije se gjendja shëndetësore e tij është serioze ndërsa mjekët po përpiqen që ta mbajnë në gjendje të stabilizuar.
“Bettel, 48 vjeç, po merr frymë vetë dhe është zgjuar, tha për CNN zëdhënsja e tij për shtyp, Liz Thielen. Kryeministri doli pozitiv pak më shumë se një javë më parë në 27 qershor pas samitit të Bashkimit Evropian dhe u shtrua në spital të dielën për t’iu nënshtruar testeve dhe analizave.
Bettel mori dozën e tij të parë të vaksinës AstraZeneca më 6 maj dhe kishte për të marrë dozën e tij të dytë brenda dy ditësh, tha zëdhënësja e tij.
Bettel pritet të qëndrojë në spital për disa ditë për shkak të simptomave të Covid-19, tha një deklaratë e qeverisë të hënën.
“Gjatë kësaj fundjave, simptomat e nuk u lehtësuan, gjë që bëri që Kryeministri të shtrohej në spital si një masë paraprake. Në atë kohë, u diagnostikua ngopja e pamjaftueshme me oksigjen dhe Kryeministri ka qenë nën vëzhgimin e vazhdueshëm mjekësor që nga ajo kohë,” tha qeveria./Opinion.al