Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani, qytetarët nuk po paraqiten për të marrë vaksinat anti-COVID

2021/07/05 at 8:11 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermani, qytetarët nuk po paraqiten për të marrë vaksinat anti-COVID

Një numër në rritje i gjermanëve nuk po paraqiten për t’i marrë vaksinat kundër COVID-19, teksa Gjermania po nxiton për imunizimin e popullatës, për të luftuar përhapjen e  variantit “Delta”.

Mario Czaja, shef i Kryqit të Kuq në Berlin, ka thënë se 5 deri në 10 për qind e njerëzve nuk po i respektojnë udhëzimet  në qendrat e vaksinimit në kryeqytetin gjerman, veçanërisht për marrjen e dozave të dyta, për dallim prej fillimit të vitit, kur më pak se 0.5 për qind nuk paraqiteshin për vaksinim, raporton Reuters.

Me rreth 15.000 vaksinime të planifikuara për çdo ditë në qendrat e qytetit, numri i terminëve që nuk po respektohen po “ndikon shumë në shtrirjen e vaksinimit në Berlin”, ka thënë Czaja për radion Deutschlandfunk, të hënën.

“Na duhen terminët e lirë. Ende s’e kemi kaluar rrezikun dhe s’mund t’ia lejojmë vetes neglizhencën”, ka thënë ai, duke i bërë thirrje njerëzve që t’i anulojnë terminët nëse kanë arritur ta marrin dozën e dytë më herët, diku tjetër.

Përkundër mosrespektimit të terminëve, Czaja ka thënë se qendrat nuk janë detyruar t’i hedhin poshtë vaksinat, pasi që, pasi të shkrihen, ato mund të ruhen për tre deri në katër ditë nëpër frigoriferë.

Njerëzit mund të jenë duke munguar në terminët për dozat e dyta, sepse ata mund të jenë vaksinuar nga mjeku i familjes apo i kompanisë, apo mund të jenë në pushime, ka thënë Christian Fuellers, drejtor mjekësor i një qendre vaksinimi në landin e Rinit Verior-Vestfalisë, në një prononcim për televizionin ARD.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dëshiron që Gjermania të arrijë një shkallë vaksinimi prej 80 për qind, ka thënë për Reuters një pjesëmarrës në një takim të komitetit ekzekutiv të partisë së saj.

Rreth 39 për qind e gjermanëve tashmë i kanë marrë që të dy dozat e rekomanduara, përderisa 56.5 për qind kanë marrë vetëm nga një dozë.

Gjermania, vendi më i banuar në Evropë, dhe ekonomia më e madhe e kontinentit, pritet të pranojë plot 7.65 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 këtë javë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, prej të cilave 4.95 milionë do t’i dërgohen qendrave të vaksinimit.

Etiketa: covid-19gjermaniqytetaretVaksina

Ju sugjerojmë

Belgjikë, greva e sindikatave bllokon gjithë vendin
Bota

Belgjikë, greva e sindikatave bllokon gjithë vendin

25 Nëntor, 2025 12:11 pm
Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur
Kronikë

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur

25 Nëntor, 2025 11:19 am
Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Macron: Evropianët, të vetmit që duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me asetet ruse

25 Nëntor, 2025 11:07 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Të shtëna me armë drejt një automjeti në Lushnje, dyshohet për atentat

25 Nëntor, 2025 10:55 am
Tërmet Peçi paraqitet në SPAK
Kronikë

Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

25 Nëntor, 2025 10:46 am
Studimi/ Gjermania ka shpenzimet më të larta sociale në Europë
Bota

Studimi/ Gjermania ka shpenzimet më të larta sociale në Europë

25 Nëntor, 2025 10:36 am
U arrestua në Fushë Arrëz/ Erzen Uka stërviste 2 djemtë si luftëtarë të ISIS
Kronikë

U arrestua në Fushë Arrëz/ Erzen Uka stërviste 2 djemtë si luftëtarë të ISIS

25 Nëntor, 2025 10:27 am
Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…
Aktualitet

Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…

25 Nëntor, 2025 10:11 am
12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?
Kronikë

12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?

25 Nëntor, 2025 9:26 am
Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta
Bota

Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta

25 Nëntor, 2025 9:01 am
Para
Shqiptarja nga Franca kurorëzohet “Miss Shqipëria” në kalanë e Petrelës

Shqiptarja nga Franca kurorëzohet “Miss Shqipëria” në kalanë e Petrelës

Hakerët kërkojnë 70 mln dollarë për zhbllokimin e sistemeve kompjuterike

Hakerët kërkojnë 70 mln dollarë për zhbllokimin e sistemeve kompjuterike

U dhunua nga një grup personash në Sarandë, avokati: Nuk i njihja

U dhunua nga një grup personash në Sarandë, avokati: Nuk i njihja

TE FUNDIT

Belgjikë, greva e sindikatave bllokon gjithë vendin

Belgjikë, greva e sindikatave bllokon gjithë vendin
25 Nëntor, 2025

Greva ka prekur rëndë transportin, shkollat, spitalet dhe shërbimet publike, dhe pasoja e saj do të ndihen edhe në Gjermani. Kështu...

Lexo më shumë

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur
25 Nëntor, 2025

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati me armë zjarri, pranë spitalit në Lushnjë. Paraprakisht raportohet se shënjestër e atentatit...

Lexo më shumë

Macron: Evropianët, të vetmit që duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me asetet ruse

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
25 Nëntor, 2025

Presidenti francez Emmanuel, Macron deklaroi në një intervistë se ”u takon evropianëve të vendosin se si t’i përdorin asetet e...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë drejt një automjeti në Lushnje, dyshohet për atentat

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
25 Nëntor, 2025

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje. Mësohet se është qëlluar drejt një automjeti, në afërsi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com