Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Velipojë/Shpërthimi i bombolës,ISHTI: Gabim njerëzor, ja si ndodhi ngjarja

2021/07/05 at 11:19 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Velipojë/Shpërthimi i bombolës,ISHTI: Gabim njerëzor, ja si ndodhi ngjarja

Inspektorjati Shtetëror Teknik dhe Industrial  (ISHTI) ka sqaruar ditën e sotme ngjarjen e ndodhur dje në Velipojë, kur shpërthimi i një bombole gazi la të plagosur rëndë nënën dhe tre fëmijët e saj.


Në njoftimin e ISHTI-t, shpërthimi dhe zjarri dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit G L N nga një nga bombolat e kampingut e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës si pasojë e një gabimi njerezor. Sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthim dhe zjarr në prezencë të faktoreve të jashtëm si ndezja e dritave në këtë ambient ose përdorimi i burimeve të tjera të zjarrit nga pakujdesi njerëzore.

Sa I përket gjendjes së të lënduarve Prof. Gjergji Belba, shef i shërbimit të Djegie-Plastikës, u shpreh dje se nëna me tre fëmijët kanë prognozë të rëndë dhe situata është kritike, si pasojë e shkallës së rëndë të djegies që kanë pësuar. Në hotel, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pushues, por kanë qenë vetëm anëtarët e familjes Gjoka, kryefamiljarja Alketa Gjoka dhe fëmijët e saj, Klarisa 15 vjeç, Danjela 19 vjeç dhe Enrik 12 vjeç.

Njoftimi

Në zbatim të Ligjit 10 433 datë 16.06.2011, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe Ligjit 32/2016 “Për Garantimin e Sigurisë së Punës të Pajisjeve dhe Instalimeve Nën Presion”, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Pulaj, rrugës hyrëse Sektor- Vilun, Velipojë, Shkodër, ju informojmë si më poshtë: Më dt 04.07.2021 rreth orës 08.00 të mëngjesit është marrë informacioni se në Hotel “Enriko” me pronar Arben Gjoka me adresë në fshatin Pulaj, rruga hyrëse Sektor-Vilun, Velipojë, Shkodër ka pasur shpërthim dhe zjarr me pasoja dhe dëmtime të rënda të objektit si dhe familjarëve që kanë në pronësi objektin.

Grupi i punës i përbërë nga inspektorët e sektorit Verior të Drejtorisë së Inspektimit të Enëve nën Presion pranë ISHTI është paraqitur në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në një objekt me 3 kate që ka shërbyer si hotel sezonal per periudhën e verës.

Shpërthimi dhe zjarri kanë ndodhur në katin e parë të objektit në pjesen jugore të tij në një ambient të mbyllur që dyshohet se ka shërbyer si magazinë ose ambient shërbimi për familjarët. Në pjesën e jashme të objektit janë gjetur 6 bombola gazi kampingu 3 – 5 kg të destinuara për përdorim në ambient të jashtëm dhe të hapur, me të dhëna të pa identifikueshme si pasojë e mbetjeve të zjarrit dhe blozës.

Bombolat nuk kanë pësuar shpërthim dhe nuk kanë dëmtime në trupin e tyre por vetëm efekte të jashtme të shkaktuara nga shtresat e tymit dhe blozës. Personeli PMNZSH Shkodër ka sqaruar se 6 bombolat janë gjetur në ambientet e brendshme dhe janë nxjerrë jashtë nga ana e tyre. Gjithashtu në pjesën e jashtme të objektit pranë murit rrethues në pjesën e pasme, gjendet një rezervuar gazi me kapacitet 1000 Litra i cili është i mbyllur dhe bosh. Dyshohet se ky rezervuar është përdorur për vënien në punë të kaldajave të ujit të ngrohtë në dhomat e hotelit gjatë sezonit të verës së kaluar.

Nisur nga kontrolli i objektit në fjalë dhe deklarimet e PMNZSH Shkodër, shpërthimi dhe zjarri dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit G L N nga një nga bombolat e kampingut e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës si pasojë e një gabimi njerezor. Sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthim dhe zjarr në prezencë të faktoreve të jashtëm si ndezja e dritave në këtë ambient ose përdorimi i burimeve të tjera të zjarrit nga pakujdesi njerëzore.

Në prezencë të Inspektoreve të ISHTI është përgatitur nga ana PMNZSH Shkodër akti i konstatimit nga ky Institucion si dhe nga ana e përfaqësuesve të Prokurorisë së rrethit Shkodër është përgatitur Procesverbali i këqyrjes të vendit të ngjarjes.

Etiketa: bombolshperthimvelipoje


Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:38 am
SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Para
Kreu i SPAK: Sëshpejti publike abuzimet me fondet, të përfshirë politikanë

Kreu i SPAK: Sëshpejti publike abuzimet me fondet, të përfshirë politikanë

Dosja “Shpirti”/Skafisti i penduar: Droga u transportua me makinë funerali

Dosja “Shpirti”/Skafisti i penduar: Droga u transportua me makinë funerali

Shkodër/ Aksidentohet në punë, humb jetën punëtori i fabrikës së peshkut

EMRAT/ Burri vret me thikë bashkëshorten në Krujë
















TE FUNDIT

Horoskopi, 3 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
3 Dhjetor, 2025

DASHI Kjo është një periudhë shumë e favorshme, veçanërisht për ata që përpiqen të rikthehen në rrugën e duhur. Një...

Lexo më shumë

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
2 Dhjetor, 2025

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com