Vazhdon të jenë prezente vatrat e zjarrit në Vithkuq të Korçës.
Për me shumë se 24 orë flakët kanë qenë intensive teksa kanë djegur pisha dhe shkurre dhe kanë dëmuar të gjithë mjedisin përreth.
Bëhet me dije se për shkak të situatës janë shtuar forcat për te bërë te mundur shuarjen e flakëve, ku në zonë përveç banorëve ka edhe punëtorë te shërbimeve të njësive administrative të Vithkuqit, Mollajt dhe Drenovës, ndërkohë që në terren ndodhen edhe 20 forca ushtrie.
Zjarri në zonën e Vithkuqit ka qenë aktiv prej 3 ditësh por vetëm gjatë 24 orëve të fundit flakët kanë qenë intensive./Opinion.al