“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera që çështja e mbajtjes së konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbeti e pazgjidhur, pavarësisht mbështetjes së fortë të presidencës portugeze të BE-së dhe disa partnerëve europianë dhe zgjidhjet e arsyeshme që u propozuan”.
Kështu ka deklaruar ditën e sotme zëvendës ndihmës sekretari i Zyrës për Çështjet Euroaziatike, Mattheë A. Palmer në Forumin e Prespës për Dialog.
Fjalën e tij Palmer e ka mbajtur nga “Forumi i Prespës për Dialog”, që po mbahet në Maqedoninë e Veriut ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Ndër të tjera Palemer ka thekuar se mbetet shumë punë për tu bërë, teksa është shprehur se konkurrentët gjeopolitik janë duke minuar besueshmërinë e SHBA dhe BE në rajon.
“Sikurse deklarova, mbetet ende shumë punë për t’u bërë, për më tepër kur konkurrentët tanë gjeo-politikë po përpiqen në mënyrë agresive që të minojnë besueshmërinë e SHBA-së dhe BE-së në rajon dhe integritetin e angazhimeve tona kolektive. Rreziqet vazhdojnë të rriten. Kam hasur në kritika të përsëritura lidhur me rolin e SHBA-së në këtë rajon. Ndokush madje guxon të thotë që SHBA-ja është angazhuar me dorë të rëndë. Ka të tjerë që shprehen se SHBA-ja në fakt nuk është e angazhuar mjaftueshëm. Fakti është që SHBA-ja ka qenë në angazhuar vazhdimisht në realizimin e qëllimeve të saj të përgjithshme”, -shtoi Palmer./Opinion.al