Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U nda nga jeta dje,Donald Rumsfeld,arkitekti i luftës në Afganistan e Irak

2021/07/01 at 9:07 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U nda nga jeta dje,Donald Rumsfeld,arkitekti i luftës në Afganistan e Irak

Donald Rumsfeld, një republikan, sekretar i Mbrojtjes dhe arkitekt i luftës në Irak , u nda nga jeta të martën, në moshën 88-vjeçare.

“Me trishtim të thellë ne ndajmë lajmin për vdekjen e Donald Rumsfeld, një burrë shteti amerikan dhe burri të përkushtuar, babai, gjyshi dhe stërgjyshi. Në moshën 88 vjeç, ai ishte i rrethuar nga familja në Taosin e tij të dashur, Neë Mexico”, tha familja në një deklaratë të lëshuar të mërkurën.

“Historia mund ta kujtojë atë për arritjet e tij të jashtëzakonshme gjatë gjashtë dekadave të shërbimit publik, por për ata që e njohën më mirë dhe jeta e të cilëve u ndryshua përgjithmonë si rezultat, ne do të kujtojmë dashurinë e tij të palëkundur për gruan e tij Joyce, familjen dhe miqtë e tij dhe integritetin që ai solli në një jetë kushtuar vendit”.

Kush ishte Donald Rumsfeld?

Ish-presidenti George Ë. Bush zgjodhi Rumsfeld për postin e tij të dytë si shefi i Pentagonit në vitin 2001. Rumsfeld u zotua të “shkundë” burokracinë ushtarake, duke kërkuar ta bëjë atë më të “shëndetshme”.

Dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit ndryshuan gjithçka.

Rumsfeld mbikëqyri reagimin e Pentagonit dhe sulmin e tij fillestar ndaj bazave të al-Kaedës në Afganistan. Me një shpejtësi mahnitëse, komandot dhe sulmet ajrore të SHBA-së rrëzuan Talibanët nga pushteti dhe u krijua një qeveri e re e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Në fillim të vitit 2002, Rumsfeld dhe zëvendëspresidenti Dick Cheney kthyen vëmendjen e Pentagonit tek diktatori irakian Saddam Hussein.

Shefi i Al-Kaedës Osama bin Laden, gati i kapur në malet e Afganistanit lindor, u largua në Pakistan, ku u vra në vitin 2011. Në vitin 2003, forcat amerikane pushtuan Irakun për të parandaluar Huseinin nga fillimi i sulmeve me armë të shkatërrimit në masë – edhe pse nuk u gjet asnjë.

Donald Rumsfeld kujtohet edhe për konferencat për shtyp, ku shpesh hynte në replika me gazetarët. Por ndoshta momenti më i spikatur është ai i vitit 2002, kur zoti Rumsfeld tha në një konferencë për shtyp “Raportimet që thonë se nuk ka ndodhur gjë gjithmonë më duken interesante, sepse siç e dini: ka gjëra të mirënjohura që i dimë. Ka gjëra që e dimë se nuk i dimë. Ka gjëra që e dimë se janë të paditura, pra e dimë se ka gjëra që nuk i dimë. Por ka edhe gjëra të paditura që s’e dimë që nuk i dimë”.

Fushata “Anglishte me Fjalë të Thjeshta” e zgjodhi atë në 2002 si amerikani që e masakroi më rëndë gjuhën atë vit. “Mendojmë se e dimë se çfarë deshi të thotë zoti Rumsfeld. Por nuk e dimë nëse e dimë vërtetë,” tha zëdhënësi i fushatës.

Pasi u largua nga sektori shtetëror, zoti Rumsfeld arriti sukses të konsiderueshëm financiar duke shërbyer si shef ekzekutiv i dy prej kompanive më të mëdha amerikane. Në vitin 1988 ai konkurroi për pak kohë për emërimin e republikanëve si kandidat në zgjedhjet presidenciale.

Zoti Rumsfeld ka qenë pilot i marinës ushtarake amerikane, ambasador amerikan në NATO dhe ligjvënës në Kongresin amerikan. Ai la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Etiketa: Donald Rumsfeldsekretar i Mbrojtjes në SHBA

Ju sugjerojmë

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
Sport

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

9 Shtator, 2025 11:46 pm
Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
Kryesore

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

9 Shtator, 2025 10:39 pm
Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
Bota

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

9 Shtator, 2025 10:14 pm
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
Kryesore

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

9 Shtator, 2025 9:37 pm
Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
Kryesore

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

9 Shtator, 2025 9:12 pm
Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
Sport

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

9 Shtator, 2025 9:09 pm
Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
Sport

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

9 Shtator, 2025 8:57 pm
Macron emëron kryeministër të ri të Francës
Bota

Macron emëron kryeministër të ri të Francës

9 Shtator, 2025 8:41 pm
Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë
Bota

Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë

9 Shtator, 2025 8:16 pm
Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp
Bota

Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp

9 Shtator, 2025 7:38 pm
Para
Kultivuan kanabis, arrestohet gruaja në Skrapar, në kërkim bashkëshorti

Kultivuan kanabis, arrestohet gruaja në Skrapar, në kërkim bashkëshorti

“Bubqi po rilind”, Rama publikon pamje nga shtëpitë e rindërtuara

"Bubqi po rilind", Rama publikon pamje nga shtëpitë e rindërtuara

“Arrijmë 300 mijë vaksinime”,Manastirliu:Çfarë do e përkeqësonte pandeminë

Lehtësimi i masave anti-COVID,Manastirliu:Mbetet alerti nga varianti Delta

TE FUNDIT

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
9 Shtator, 2025

Pas pesë ndeshjesh të zhvilluara në kuadër të kualifikueseve të Grupit K për Kupën e Botës 2026, Shqipëria ndodhet në...

Lexo më shumë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
9 Shtator, 2025

Shqipëria ka mundur me rezultatin minimal 1-0 ndaj Letonisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që po zhvillohet në stadiumin...

Lexo më shumë

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
9 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit...

Lexo më shumë

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
9 Shtator, 2025

Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja Shqipëri-Letoni që po luhet në Tiranë. Shqipëria shënoi golin e avantazhit ndaj Letonisë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com