Sot janë publikuar rezultatet e provimit të Lëndës me Zgjedhje për Maturën Shtetërore për vitin 2021.
Maturantët kanë zhvilluar 4 provime, 3 të detyrueshme, Anglishten, Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe, Matematikën si dhe atë me zgjedhje.
Ky ka qenë viti i dytë radhazi, ku provimet e maturës shtetërore janë zhvilluar në kushtet e pandemisë së COVID-19, ku maturantët kanë zbatuar masat anti-COVID dhe kanë respektuar distancimin social.
Në kuadër të masave anti-COVID, nëse një prej maturantëve rezultonte pozitiv me COVID-19, nuk mund ta bënte provimin ditën e sotme, por i jepej mundësia ta zhvillonte në sezonin e vjeshtës.
Rreth 34 mijë maturantë i janë nënshtruar provimeve këtë vit, ndërsa pritet që në vijim të fillojë konkurrimi për në universitet.