Ditën e sotme Shqipëria hapi fashën e vaksinimit dhe për +18-vjeçarët. Kryeministri Edi Rama thotë përmes një postimi në “Facebook”, se stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit.
Kryeministri shkruan se qytetarët duhet të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit.
Vaksinimi për +18-vjeçarët vijon në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës./ Opinion.al