Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Australi, katër qytete rikthejnë masat kufizuese kundër COVID-19

2021/06/29 at 4:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Australi, katër qytete rikthejnë masat kufizuese kundër COVID-19

Katër qytete kryesore australiane kanë vendosur masa kufizuese për shkak të infeksioneve në rritje me variantin “Delta” të koronavirusit. Bllokimet variojnë nga disa ditë, në afate më të gjata.

Të paktën 150 raste të koronavirusit të konfirmuara së fundmi në të gjithë Australinë, janë të lidhura me ekuipazhe ajrore ndërkombëtare.

Australia ka qenë kryesisht e suksesshme në kontrollin e përhapjes së koronavirusit për shkak të bllokimeve agresive. Sipas universitetit “Johns Hopkins” prej fillimit të pandemisë vendi ka regjistruar vetëm 30,560 raste infeksionesh me COVID dhe 910 vdekje.

Por Australia ka qenë më e ndjeshme ndaj shpërthimeve të reja, për shkak të një fushate të ngadaltë vaksinimi dhe kërkesave çorientuese lidhur me vaksinën AstraZeneca, e cila dominon rezervat e vendit në vaksina.

Zyrtarët e shëndetësisë po e ofrojnë atë tashmë për të gjithë të rriturit nën 60 vjeç, duke hequr një kufizim të vendosur për shkak të shqetësimeve lidhur me një efekt të rrallë anësor, atë të mpiksjes së gjakut, përgjegjës për të paktën një rast vdekjeje në mesin e personave të vaksinuar me AstraZeneca.

Deri më tani të rriturit nën moshën 60 vjeç kishin mundur të merrnin vetëm vaksinën e Pfizer-it, por vendi disponon më pak doza të kësaj të fundit krahasuar me AstraZeneca-n.

Varianti “Delta” i COVID-19-s, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, tashmë është identifikuar në më shumë se 80 vende të botës dhe vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë globin.

Portugalia, Spanja dhe Hong Kongu kanë njoftuar kufizime të reja për udhëtarët nga Britania, ku varianti “Delta” përbën rreth 95% e rasteve me COVID-19.

Të hënën Shtetet e Bashkuara ngritën në nivelin më të lartë të rrezikut (niveli 4) për udhëtimet drej Liberisë, Ugandës, Mozambikut, Zambias dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Autoritetet këshillojnë shtetasit amerikanë të “mos udhëtojnë” drejt këtyre vendeve për shkak të rritjes së niveleve të infeksioneve me COVID-19./ VOA

Etiketa: australicovid-19deltaMasat

Ju sugjerojmë

4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur
Kronikë

4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

1 Dhjetor, 2025 12:25 pm
Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës
Kronikë

Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës

1 Dhjetor, 2025 12:23 pm
Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
Aktualitet

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

1 Dhjetor, 2025 12:18 pm
Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
Kryesore

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

1 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro
Bota

Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro

1 Dhjetor, 2025 12:04 pm
Trump-Maduros: Largohu menjëherë nga Venezuela, merr dhe bashkëshorten
Bota

Trump-Maduros: Largohu menjëherë nga Venezuela, merr dhe bashkëshorten

1 Dhjetor, 2025 12:02 pm
Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
Kronikë

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm

1 Dhjetor, 2025 11:58 am
Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra

1 Dhjetor, 2025 11:01 am
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

1 Dhjetor, 2025 10:30 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

1 Dhjetor, 2025 10:01 am
Para
Dy zona në Tiranë 7 orë pa drita, ja cilat janë

Dy zona në Tiranë 7 orë pa drita, ja cilat janë

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Greqi

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Greqi

Denoncon Bardhi: Patronazhisti i PS, trafik droge për blerjen e votave

Policët kallëzuan penalisht Pjerin Ndreun, Bardhi: Duhet të ishte në burg

TE FUNDIT

4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur
1 Dhjetor, 2025

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku viktimë mbeti Edmond...

Lexo më shumë

Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës

Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës
1 Dhjetor, 2025

Vihen në pranga 7 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një drejtues mjeti për posedim të...

Lexo më shumë

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
1 Dhjetor, 2025

Qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim për qytetarët e Vlorës. Pasditen e sotme qentë kanë sulmuar një person i...

Lexo më shumë

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
1 Dhjetor, 2025

“Uroj që kreu i ri i SPAK të mos jetë i kapur”. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike Sali...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com