Anila Zeneli ka rrëfyer për mediat se si e ka marrë vesh lajmin tragjik për vrasjen e djalit të saj.
Ajo shprehet se fillimisht e ka marrë vesh lajmn nga vëllai i saj.
Ndër të tjera Anila Zeneli, në një intervistë për Neës24 është shprehur se gjatë punës së saj në spital, kishte larë pa kuptuar peshqirin me gjak të të birit, teksa fillimisht kishte dyshuar. Sipas saj, i biri 20-vjeçar ka qenë një djalë punëtore, teksa i janë gjendur pranë të gjithë punëtorët.
“Vëllai më mori në telefon, se vëllain e kishin lajmëruar. Atij i kishin dhënë fillimisht gjysmë shprese. Mua me dridhi ajo fjala që tha vëllai im dhe më tha diçka e keqe na ka gjetur. Vëlla i thashë nuk kemi çfarë të bëjmë. Desha të marr në celular ate djalin qe na ka gjetur punën, por nuk e kisha numrin e tij.
Mora tezen time ne Itali dhe me tha beju e forte. Kur me tha behu e forte aty nuk e kam mbajtur veten dhe kam uleritur. Se te shkosh ne spital te lash rrobat e urgjencës, mua per momentin mu duke peshqiri si i djalit tim, nje i vogel me lule dhe une e lava. Me tha une jam i semure dhe sa te marr veten se ka ndodhur nje ngjarje shume e rende djalit jot e ka marre plumbin krejt kot. Aty nuk e desha veten. Isha me pamje tek dritarja e urgjences dhe aty kishte nje saksi me gure dhe thash po e marr dhe ia hedhi vetes, por u largova. Ishte dita e pare e punes e tij ne Velipoje. Djali im ka qene shume punetor dhe ka punuar kudo. Kur kam marr vesh lajmin kam pare nje hije te zeze. Erdhen koleget dhe me thane mbaje veten dhe me i thash s’kam si ta mbaj se me kane vrare djalin.”- tha nëna e 20-vjeçarit të vrarë Musaen Zeneli.