Holanda është eliminuar nga “Euro 2020” pasi u mposht nga Republika Çeke me rezultatin 2-0.
Pas një pjese të parë të përfunduar 0-0, me Holandën që nuk goditi në portë, në pjesën e dytë ishte De Ligt ai që gaboi, duke humbur ekuilibrin dhe ndaloi me dorë topin duke qenë lojtar i fundit. Arbitri e ndëshkoi me karton të kuq pasi e pa edhe një herë në VAR aksionin.
Në minutën e 68, Holes shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, ndërsa në minutën e 80, i njëjti futbollist përfitoi nga hutimi i Ëijnaldum dhe Dummfries për t’u futur në zonë dhe për të shërbyer Schick, i cili shënoi golin e tij të katërt në këtë turne./ Opinion.al