Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbërrijnë 500 mijë vaksina kineze në Maqedoninë e Veriut

2021/06/27 at 7:48 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbërrijnë 500 mijë vaksina kineze në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut të dielën ka pranuar 500 mijë doza të vaksinave nga prodhuesi kinez Sinovac. Kjo është dërgesa më e madhe e vaksinave në këtë vend, që nga fillimi i fushatës së imunizimit të popullatës. Vaksinat do të shpërndahen në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut.

Deri të shtunën në këtë vend janë dhënë mbi 510 mijë vaksina ndërsa rreth 214 mijë persona kanë marrë dy dozat e nevojshme. Në pritje për t’u vaksinuar janë mbi 462 mijë qytetarë, që janë paraqitur në sistemin elektronik kombëtar të imunizimit.

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë Ivanka Stojanoski, e cila së bashku me ambasadorin kinez, Xhang Suo, kanë dalë për të pritur vaksinat në Aeroportin e Shkupit, tha se me këtë dërgesë do të vaksinohet një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, gjë që do të përshpejtojë procesin e arritjes së imunitetit kolektiv.

“Me procesin e deritanishëm të imunizimit dhe vaksinimit të një numri të madh të qytetarëve, ne po tregojmë rezultate të shkëlqyera në uljen e numrit të të infektuarve me COVID-19 dhe qytetarëve të shtruar në spital, siç dëshmohet nga fakti se të gjitha qendrat COVID në të gjithë vendin nuk kanë asnjë pacient”, ka deklaruar Stojanoski.

Të shtunën në Shkup arritën edhe 100 mijë vaksina të kompanisë Pfizer/BioNTech, në kuadër të mekanizmit COVAX që koordinohet nga Aleanca Globale e Vaksinave (GAVI), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI). COVAX synon të sigurojë një shpërndarje të barabartë të vaksinave në vendet më të varfra të botës.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se të dielën nuk është regjistruar asnjë viktimë me koronavirus. Të infektuar brenda 24 orëve janë katër persona ndërsa 11 të tjerë janë shëruar.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është ulur në 228. Numri i qyteteve pa asnjë të infektuar ka arritur në 15 ndërsa shumë qytete tjera kanë më pak se dhjetë të infektuar./ REL

Etiketa: covid-19Maqqedoni e VeriutSinovac

Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Çekia eliminon Holandën nga “Euro 2020”

Çekia eliminon Holandën nga "Euro 2020"

Britani/Hetim për publikimin e pamjeve të ministrit që puthej me ndihmësen

Britani/Hetim për publikimin e pamjeve të ministrit që puthej me ndihmësen

U vra në Velipojë, Capital T do paguaj shpenzimet mortore të 20-vjeçarit

U vra në Velipojë, Capital T do paguaj shpenzimet mortore të 20-vjeçarit

TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com