Kryeministri Edi Rama ka thirrur në Vlorë në një mbledhje urgjente ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi, dhe drejtues të Policisë së Shtetit.
Kreu i qeverisë në një prononcim për mediat ka deklaruar se kjo mbledhje do të bëhet për të përshpejtuar ndryshimet në Polici të cilat priteshin në fund të verës.
“Kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe drejtues të policisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur por që për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet për disa javë dhe të mos presim fundin e verës”, tha Rama.
Ky vendim vjen pas krimit të rëndë që trondit Velipojën ku pas një konflikti me armë katër persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën./Opinion.al