“Pandemia nuk ka mbaruar, ende duhet të kemi vëmendje dhe vigjilencë”. Kështu u shpreh kryeministri italian Mario Draghi në një konferencë shtypi pas Këshillit të BE.
Draghi tha se se mbase ka ardhur koha për një reformë në EMA teksa theksoi se vaksinat kineze nuk janë të përshtatshme për të trajtuar pandeminë kurse Sputnik-V nuk e ka marrë ende miratimin e EMA-s dhe mbase nuk ka për ta marrë kurrë.
“Na duhet një përforcim dhe mbase një reformë e EMA. Lidhur me vaksinat, Sputnik nuk arriti të merrte miratimin e EMA dhe mbase nuk do ta bëjë kurrë. Vaksina kineze nuk është e përshtatshme për t’u marrë me pandeminë”,- tha Draghi.
Draghi thotë se në Samitin e Brukselit ka mbështetur një Samit me Rusinë pasi sipas tij shteti i drejtuar nga Putin është aktor i rëndësishëm ekonomik e politik dhe BE duhet të ketë një dialog aktiv me të.
“Rusia është një aktor i rëndësishëm në frontin ekonomik dhe politik, nuk mund të mos përfshihet , ne duhet të kemi një dialog aktiv. Në të njëjtën kohë duhet të jemi të sinqertë për atë që është e gabuar, sulmet kibernetike, spiunazhi, dezinformimi, respekti për njerëzit të drejtat. Ne kemi nevojë për bashkëpunim dhe sinqeritet. Përpjekja për një takim BE-Rusi duhej të bëhej. Unë përkraha nevojën për ta bërë këtë – shtoi ai – sepse në vend që të dyshojnë për fuqinë e tyre, vendet e BE duhet të krenohen me shfaqjen e forcës që japin kur flasin së bashku. ” shtoi Draghi./ Opinion.al