Partia Demokratike ka akuzuar ditën e sotme mazhorancën se po tenton të kap institucionin e Autoritetit të Medias Audiovizive.
Nëpërmjet një deklarate nga selia blu, Albana Vokshi denoncoi vendimin e Komisionit Parlamentar të Medias për të përzgjedhur kandidaturat për postin e kryetarit të AMA-s, sipas saj në kundërshtim me ligjin.
“Në garën për kreun e AMA-s, me pseudokandidatë nëpunës shtetërore pa asnjë eksperiencë në fushën e medias apo fushat që përcakton ligji, në shkelje të afateve ligjore, Edi Rama ka paracaktuar zëdhënësen e tij dhe të PS për këtë post”, tha Vokshi.
Kujtojmë se në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme Komisioni i Mediave vendosi t’i çojë për votim seancës për kryetar të AMA-s kandidaturat e Armela Krasniqit dhe Alketa Dibrës./Opinion.al