Nuk mbarojnë telashet për reperi amerikan Chris Brown.
Ai është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka dhunuar një grua gjatë një debati mes tyre. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Los Anxheles në shtëpinë e këngëtarit. Gruaja në fjalë pretendon se Chriss Brown e ka goditur fort pas koke. Ndërkohë që burimet për “TMZ” janë shprehur se gruaja nuk kishte lëndime serioze.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Brown akuzohet për dhunë ndaj grave.
Në vitin 2009, ai sulmoi fizikisht të dashurën e atëhershme, Rihanna-n. Këngëtarja u shtrua në spital pas dëmtimeve të rënda në fytyrë. Dhe sërish po në vitin 2019, ai u përfshi në një tjetër skandal, teksa u arrestua në Paris, pasi akuzohet për përdhunimin e një 24-vjeçareje ./Opinion.al