Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti shqiptar në Kuvendin serb: Flisni me ata që u keni vrarë fëmijët

2021/06/22 at 5:59 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti shqiptar në Kuvendin serb: Flisni me ata që u keni vrarë fëmijët

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një proces i “përballjes me të kaluarën”.

Kamberi tha se Serbia duhet të përballet me krimet që kanë kryer forcat ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998/1999.

Ai i bëri këto komente në një seancë të Parlamentit të Serbisë, ku presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, raportoi për dialogun me Kosovën.

“Njerëzit duhet ta dinë se Serbia sot duhet të flasë me ata që u ka vrarë fëmijët, e shumë prej tyre edhe familjet. Ju, president i Serbisë, në anën tjetër të tryezës së bisedimeve, ndoshta mund të keni Saranda Bogujevcin familjen e së cilës e kanë vrarë “Skorpionët” serbë”-tha Kamberi.

Sipas tij, “në emër të shtetit serb”, në Kosovë janë kryer “krime të rënda lufte”.

Kamberi, i cili përfaqëson pakicën kombëtare shqiptare në Serbi, shprehu bindjen se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë mund t’i japë fund “armiqësisë shekullore” midis serbëve dhe shqiptarëve.

“Mendoj se dialogu i Brukselit mbetet shtylla kryesore e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, tha ai.

Kamberi shtoi se statusi i komunitetit shqiptar në Serbi është “i lidhur ngushtë” me statusin e serbëve në Kosovë dhe tha se Serbia “po punon sistematikisht në margjinalizimin e pakicave në territorin e saj”.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Kamberit, Vuçiç tha se shqiptarët “gjithmonë trokasin në derë të hapur” tek ai.

Për krimet në Kosovë, Vuçiç tha se është krenar që “Serbia nuk i fsheh kriminelët me mbiemra serbë”, ndërsa shqiptarët “viktimizohen”.

Ai tha se Serbia nuk dëshiron shtet njëetnik dhe se nuk dëshiron t’i persekutojë shqiptarët, por do që ata “së bashku të ndërtojnë të ardhmen”.

“Serbia nuk do të lodhet kurrë nga Kosova”, tha Vuçiç.

Etiketa: kosoveserbiShaip Kamber

Ju sugjerojmë

Zjarret në Gramsh,MM:Banorët në Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen nga banesa..
Aktualitet

Zjarret në Gramsh,MM:Banorët në Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen nga banesa..

12 Gusht, 2025 3:27 pm
‘Heronjtë në zjarre’/Ekipet emergjencës e FA evakuojnë banorët në Spanesh dhe Kazie
Aktualitet

‘Heronjtë në zjarre’/Ekipet emergjencës e FA evakuojnë banorët në Spanesh dhe Kazie

12 Gusht, 2025 3:19 pm
Hysenbelliu: E paprecedentë mbyllja e sinjalit
Aktualitet

Hysenbelliu: E paprecedentë mbyllja e sinjalit

12 Gusht, 2025 3:04 pm
Festa e Birrës në Korçë, policia bën publik planin e masave. Rrugët që bllokohen…
Aktualitet

Festa e Birrës në Korçë, policia bën publik planin e masave. Rrugët që bllokohen…

12 Gusht, 2025 2:55 pm
Situata kritike me zjarret në Gramsh, humb jetën një person në fshatin Kullollas
Aktualitet

Situata kritike me zjarret në Gramsh, humb jetën një person në fshatin Kullollas

12 Gusht, 2025 2:35 pm
Manastirliu inspekton investimin në Universitetin e Sporteve: Standard i ri për..
Aktualitet

Manastirliu inspekton investimin në Universitetin e Sporteve: Standard i ri për..

12 Gusht, 2025 2:31 pm
69% më shumë vizitorë në sitet arkeologjike e kulturore/ Më të preferuara…
Aktualitet

69% më shumë vizitorë në sitet arkeologjike e kulturore/ Më të preferuara…

12 Gusht, 2025 2:05 pm
Zjarret në vend, 9 vatra aktive
Aktualitet

‘THIRRJE URGJENTE!’, MM: Banorët në 3 fshatrat e Gramshit të largohen nga banesa

12 Gusht, 2025 1:43 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Aktualitet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 30 vjeçarja në Murriqan. Në kërkim autori

12 Gusht, 2025 1:31 pm
Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë
Aktualitet

(VIDEO) Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çlirimi vazhdon!

12 Gusht, 2025 1:10 pm
Para
Spanja fal liderët katalanas që tentuan shpallnin pavarësinë

Spanja fal liderët katalanas që tentuan shpallnin pavarësinë

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat

Shenja e horoskopit që flirton më shumë dhe që mban dy lidhje paralele

S’ka çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, shtyhet data

S’ka çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, shtyhet data

TE FUNDIT

Zjarret në Gramsh,MM:Banorët në Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen nga banesa..

Zjarret në Gramsh,MM:Banorët në Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen nga banesa..
12 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër njoftim urgjenT për evakuim për shkak të situatës me zjarret në zonën e...

Lexo më shumë

‘Heronjtë në zjarre’/Ekipet emergjencës e FA evakuojnë banorët në Spanesh dhe Kazie

‘Heronjtë në zjarre’/Ekipet emergjencës e FA evakuojnë banorët në Spanesh dhe Kazie
12 Gusht, 2025

Në fshatrat Spanesh dhe Kazie të Tiranës, ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po evakuojnë banorët nga...

Lexo më shumë

Hysenbelliu: E paprecedentë mbyllja e sinjalit

Hysenbelliu: E paprecedentë mbyllja e sinjalit
12 Gusht, 2025

Drejtuesi i grupit mediatik “Focus Group”, ku bëjnë pjesë News24, Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport dhe Gazeta Shqiptare Online,...

Lexo më shumë

Festa e Birrës në Korçë, policia bën publik planin e masave. Rrugët që bllokohen…

Festa e Birrës në Korçë, policia bën publik planin e masave. Rrugët që bllokohen…
12 Gusht, 2025

Policia e Korçës bën të ditur planin e posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë Festës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com