Të gjithë mezi e prisni verën për ditët e nxehta të plazhit dhe mbrëmjet me muzikë anës detit. Por përveç qejfit vera kërkon dhe kujdes maksimal për lëkurën. Rrezet e forta të diellit janë armiku numër një ndaj çdo lloj lëkure dhe për ta mbrojtur këtë të fundit duhet një aplikuar të paktën çdo 30 minuta para ekspozimit në diell kremi mbrojtës.
Edhe pse ndoshta mund të duket një proces i thjeshtë, por aplikimi i gabuar i kremit kundër diellit mund t’ju ekspozojë ndaj rreziqeve të ndryshme për lëkurën. Këto janë pesë gabimet më të zakonshme që bëni kur aplikoni kremin e diellit.
Nuk aplikoni sasinë e duhur
Studimet kanë treguar se shumica e njerëzve aplikojnë vetëm një të katërtën e sasisë së kërkuar kur vendosin krem dielli. Aplikimi i kremit me indeks mbrojtjeje 15 do të thotë se në të vërtetë po merrni një indeks mbrojtjeje prej 8. Për sasinë e duhur, kini parasysh të aplikoni produkt sa madhësia e një monedhe 20 cent.
Nuk respektoni afatin kohor të riaplikimit
Çdo krem kundër diellit duhet të aplikohet brenda një afati kohor të caktuar. Pavarësisht se mund të jetë me SPF 15 apo 50, të gjitha formulat nuk janë efektive pas dy orësh qëndrimi në diell. Prandaj, riaplikimi është i rëndësishëm jo vetëm kur jeni në plazh por dhe kur drejtoni makinën në qytet apo punoni afër dritares në zyrë.
Nuk zgjidhni një krem me spektër të gjerë
Kur blini një krem dielli, duhet të zgjidhni një produkt që iu mbron nga rrezet UVA dhe UVB. Numrat SPF që shikoni në produkt i referohen mbrojtjes nga rrezet ultraviolet B (UVB) nga dielli. Por, për ta mbrojtur veten dhe nga plakja e parakohshme, duhet të keni parasysh dhe rrezet UVA.
Nuk respektoni kohën e duhur të aplikimit
Shumica e kremrave diellor duhet të aplikohen rreth 30 minuta para ekspozimit në diell. Dermatologu Steven Rotter thotë se “duhet shumë kohë që përbërësit të aktivizohen dhe të fillojnë të thithin rrezet UV.” Nga ana tjetër, kremrat me përbërës të tillë si oksid titaniumi dhe oksid zinku, funksionojnë menjëherë sepse bllokojnë rrezet UV që veprojnë si një “mur”, pasi kërkojnë një periudhë minimale aktivizimi.
Mendoni se nëse keni lëkurë të errët jeni të mbrojtur
Një person me lëkurë shumë të errët mund të ketë një indeks natyror mbrojtës midis 5 dhe 8. Por, nëse melanina mund të minimizojë rrezikun e djegies së një personi, ajo nuk mbron nga rrezet UVA ose kanceri i lëkurës. Për shkak se lëkura është më e errët, nuk vihet re shenja e dukshme e djegies së parë kur jeni dëmtuar nga dielli. Kjo është arsyeja pse të gjitha llojet e lëkurëss, pavarësisht nga ngjyra, duhet të mbrohen nga dielli.