8 mijë turistë në vit zgjedhin të vizitojnë nga afër varret e Selcës në Pogradec. I shoqëruar nga një grup arkeologësh dhe përfaqësues të pushtetit vendor edhe ministri i Turizmi dhe Mjedisit, Blendi Klosi, pa nga afër Varret e Selcës.
Ai u shpreh se destinacione të tilla duhet të shfrytëzohen 12 muaj të vitit dhe për këtë po punohet dhe me Bashkinë e Pogradecit.
Klosi kërkoi që kjo të jetë pjesë e guidës së qytetit, ndërsa theksoi se me përmirësimin e infrastrukturës jugore dhe ndërtimin e rrugës për në Plloçë do ta bëjë shumë më të lehtë rrugën duke shtuar dhe numrin e turistëve në këtë monument kulture./ Tv Klan