Në ndeshjen e sotme të grupit F të Euro 2020, të zhvilluar mes Hungarisë dhe Francës kamerat kanë kapur një moment të “sikletshëm” për një gazetare që po raportonte nga stadiumi.
Në minutën e 47 të pjesës së parë, Attila Fiola shënoi gol për vendasit ndërsa gëzimi i tij ishte aq i madh saqë ai shfaqet i papërmbajtur teksa iu afrohet tifozëve.
Sikurse shfaqet edhe në pamje, Hungarezi shkoi të festonte pranë tifozëve të tij duke goditur disa herë tavolinën e gazetares e cila ka mbetur e shtangur.
Dueli i grupit F mes Hungarisë dhe Francës në Euro 2020, që u luajt në “Puskas Arena” (Budapest) të mbushur plot me tifozë vendas, përfundoi në barazim 1-1. Të dyja skuadrat nuk i ndalën sulmet për asnjë moment, duke bërë një lojë të hapur./Opinion.al