Policia e Durrësit, në bashkëpunim me IKMT, gjatë kontrollit të territorit në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit, kanë konstatuar disa ndërtime të cilat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente.
Sipas uniformave blu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Th., 30 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi u konstatua në fshatin Vlashaj, duke kryer punime pa lejen e organeve komentete.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit: A. Sh., 62 vjeç, N. M., 52 vjeç, M. K., 59 vjeç, banues në Durrës; A.Sh, 50 vjeçe, u shpall në kërkim. Ata janë konstatuar tek Kepi Rodonit, Shetaj, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.
Sakaq, është proceduar edhe shtetasi R. H., 68 vjeç, banues në fshatin Bozanxhije, Durrës, pasi u konstatua në Rromanat, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente si dhe 66 vjeçari, Dh. G., pasi u konstatua në lagjen nr. 10, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al