Policia e Durrësit ka dhënë ditën e sotme detaje për kokainë e kapur në port.
Sipas njoftimit zurtar, theksohet se pas përfundimit të peshimit të pakove me kokainë, rezultoi se pesha totale është 324 kilogramë e 400 gramë.
Kujtojmë se fillimisht lënda narkotike u raportuar për rreth 300 kg. Kamioni në të cilën u kap vinte nga Maqedonia e Veriut dhe kishte destinacion Italinë. Në vendin e ngjarjes është ërë e mundur arrestimi i maqedonasit i cili drejton automjetin.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritet doganore të Portit, u sekuestrua një sasi e madhe lëndë narkotike kokainë, ju informojmë se:
Në vijim të punës së kryer nga grupi hetimor, pas përfundimit të peshimit të pakove me kokainë, rezultoi se pesha totale është 324 kilogramë e 400 gramë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën hetimore në bashkëpunim dhe me autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut për zbardhjen, dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.