Duke u bazuar në studimet e neuroshkencës çrregullimet njohëse (cognitive) mendore janë çrregullime të trurit, pra kanë një bazë biologjike (Griesinger W. 1861; Menninger K, et al, 1959) dhe si të tilla duhen trajtuar si ç’do sëmundje fizike. Sëmundjet mendore tek fëmijet përballohen me vështirësi si në shoqëri ashtu dhe në edukimim, duke mos e trajtuar në diskutimet bashkëkohore, gjë që ka penguar bisedën e hapur në shoqëri për edukimin dhe kuptimin e këtyre ç’rregullimet.
Duhet patur në konsideratë që trajtimi/edukimi dhe mbrojtja e çdo fëmije pa diskriminim është një e drejtë ligjore në shtetin Shqiptar (Ligj Nr. 18/2017).
Spektri i autizmit është një nga këto probleme që kërkon vëmëndje për faktin se është akoma e paqartë se çfarë e shkakton në origjinë një çrregullim të tillë. Çrregullimet njohëse (conitive), mund të konceptohen si sëmundje të çrregullimit të sinapseve (Toro, et al.2010). Më thjesht mund të shpjegohet se zhvillimi i trurit, nga fëmijërija deri në moshën e rritur, pëson ndryshime në sistemin nervor qëndror nëpërmjet formimit të degëzimit të qelizave nervore që përfshijnë formimin e synapseve, mirëmbajtjen, remodeling e lidhjes brenda qarqeve qelizore, etj…
Nevojat e këtyre fëmijëve janë nga më të ndryshmet të cilat varen nga problemet shëndetësore të zhvillimit të fëmijës, vështirësitë e krijuara nga ana sociale, abuzimet, vështirësi ekonomike, shëndetsore, institucionale, dhe pedagogjike. Këto faktorë influencojnë direkt në zhvillimin e trurit të fëmijeve, në shëndetin mendor, në përmirësimin apo përkeqësimin e problemeve duke i lënë prindërit të ndihen vetem, të pafuqishëm dhe të injoruar në kauzën e tyre të vështirë dhe humane.
Patologjia e këtyre ç’rregullieve e bën faktorin e edukimit/trajtimit të vëshirë në kushte shtëpie apo distance.
Me konkretisht mund të shpjegohet përshembull se çrregullimi i spektrit autik (ASD) karakterizohet pjesërisht në angazhimi atipik i vëmendjes, i reflektuar në sensivitet të egzagjeruar dhe të ndryshueshëm ndaj stimujve shqisorë (Granovetter. M.,et, al. 2020). Gjithashtu ADHD dhe ADD janë çrregullime tek fëmijët që tregojnë dëmtime të funksionit
ekzekutiv, problemet që kane lidhje me koncentrimin apo vëmendjen, problemet që kontrollojnë sjelljen, hiperaktivitetin (Granovetter. M.,et, al. 2020). Një shpjegim më i thjeshtë është që fëmijët me këto lloj çrregullimesh e kanë të vështirë apo të pamundur të koncentrohen apo të kuptojnë metodologjinë në pergjithesi, pavarësisht nga veçantitë individuale. Kjo pamundësi për të kuptuar mund edhe të shkaktoj psikoza në sjellje apo edhe efekte të tjera në ndryshime ne sjellje.
Por pyetja themelore që shtrohet është: Si mund të trajtohen apo edukohen këto lloj rastesh në kushtet pedagogjike qe ofrohen?
Përgjigja e kësaj pyetje të drejton në një rrugëtim të vështirë përveç faktit patologjik të çrregullimit të trurit ashtu edhe shumë faktorëve të tjerë influencues socio-ekonomik. Duke patur parasysh simptomat e shtejlluara më sipër, trajtimi më efektiv është një kombinim i mjekimit, trajtimit, dhe menaxhimit të sjelljes ABA në raste individuale.
Kjo është e rëndësishme pasi jo çdo raste mund të jetë njësoj, çdo fëmijë ka zhvillimin e tij unik të trurit dhe duhet trajtur me metodologji të formuluar në bazë të analizës individuale. Në varësi të nevojave të tyre, të ndihmohen prindërit të zhvillojnë dhe zbatojnë një njohuri të teknikave të sjelljes, ABA, për të aplikuar dhe përdorur në ambjente shtëpie. Pavarësisht se në cilën rrugë aplikohet trajtimi edhe sa do pak të jetë e mundur, gjëja e rëndësishme është që çrregullimin të trajtohet seriozisht, me profesionalizëm, etikë, dhe durim pasi ndihma e specializuar e trajtimit mund të ketë efekte të rëndësishme që mund ti ndryshojnë jetën një fëmije dhe familjes së tij.
Fatjona R. Lubonja Ed.D mban titullin Dr. e Shkencave në Edukim, ka studiuar Neuro-Shkencë, Edukim në Universiteti i Kolumbias (Columbia University) në Neë York dhe është specializuar në
Universitetin e Harvard, MA. USA.