Avokati i Arbër Çekajt, Maks Haxhia, në një prononcim për mediat ka folur për vendimin e Apelit të Posaçëm , i cili ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn.
Maks Haxhia tha se gjykata dënoi një njeri pa asnjë provë, teksa theksoi se gjykata është kthyer në notere të prokurorisë, e cila sipas tij “shkeli me të dyja këmbë tperspektiva e mbrojtjes të të drejtave të njeriut”.
“Është për të ardhur keq që kjo gjykatë është kthyer në një gjykatë noterë të prokurorisë. Është për të ardhur keq që perspektiva e mbrojtjes së të drejtave të njeriut shkelet me të dyja këmbët, një gjykatë që s’ma lejon edukata, por që meritojnë çdo lloj etiketimi. Dënoi një njeri pa asnjë provë, madje nuk i dha as të drejtë të mbrohej në konkluzionet përfundimtare. Nuk e la të fliste. Prandaj dhe Arbë Çekaj solli me shkrim të gjithë mbrojtjen e tij”, tha Maks Haxhia./Opinion.al