Ka përfunduar takimi midis Italisë dhe Zvicrës për Euro 2020. Të kaltrit fituan 3-0 me dy gola të yllit të Sassuolo, Manuel Locatelli dhe janë kualifikuar për në fazën tjetër,
Në minutën e 26-të ka shënuar golin e parë Locatelli dhe pjesa e parë mbyllet 1-0. Në pjesën e dytë është sërish Manuel Locatelli që ka dyfishuar avantazhin. Ish-ylli i Milan-it ka shtangur portierin me një goditje të saktë nga jashtë zone.
23-vjeçari është bërë lojtari i parë i Italisë që realizon dy gola në në një ndeshje të Europianit që nga Mario Balotelli kundër Gjermanisë.