Pas rizgjedhjes për herë të tretë në krye të PD, Lulzim Basha është takuar sot me ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i BE nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Soreca shkruan se në këtë takim folën lidhur me situatën politike në vend si dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë.
“Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD, u takova sot me Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit”, -shkruan Soreca./ Opinion.al