Pamjet e mëposhtme vijnë nga fshati Jagodinë, Roskovec, aty ku këtë të martë humbën jetën dy elektiçistë.
Sikurse vërehet në video, shtylla e tensionit të lartë është këputur në mes si pasojë e amortizimit dhe 2 elektriçistët Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër humbën jetën.
Sipas policisë ngjarja e rëndë ndodhi këtë të martë rreth orës 10:30.