Është mbyllur me barazimin 0-0 ndeshja mes Spanjës dhe Suedisë në “Euro2020”.
Në pjesën e parë, Isak përfitoi nga një gabim i mbrojtjes, por Llorente largoi topin kur po i drejtohej portës dhe e përplasi në shtyllën e portës spanjolle.
Në minutën e 60 të pjesës së dytë, një kundërsulm i suedezëve nuk u shfrytëzua nga Berg, i cili u gjet nga Isak i vetëm me portën e boshatisur, por nga dy metra goditi jashtë.
Në minutën e 90, Gerard Moreno mund t’i kishte dhënë fitoren Spanjës, por goditja e tij me kokë u prit nga portieri Olsen.