Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka bërë me dije se duke nisur nga 1 korriku, do të hiqet tarifa Roming, në Ballkanin Perëndimor.
Soreca shkruan në rrjete sociale, se për të përdorur telefonatat në vendet e Ballkanit, tarifa do të jetë zero. Soreca thekson se ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian.
Postimi i plotë i Luigi Sorecës:
Nga 1 korrik 2021 Tarifat Zero Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë #Shqipërinë ! #RoamFree ! Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri të plotë në telefonin tuaj. Pra # me ngarkesë ! Ky projekt është financuar nga #EU dhe mundësuar nga
@rccint. #Tregu i përbashkët rajonal./Opinion.al