Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çukovi

2021/06/14 at 1:33 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Çukovi

Nga Edison Ypi –


Çukovi s’kishte asgjë shqiptare. As prej Vermoshi as prej Konispoli. As prej Devolli as prej Divjake. As prej Gramshi as prej Ndroqi.

Çukovi ishte si i ardhur nga Azia, nga stepat, trojkat, tajgat, tundrat.

Çukovi ishte aq i sovjetizuar sa, ta dëgjoje, të dukej sikur po flisje me çunin e Stalinit ose ndonjë farefis të Leninit.

Për Çukovin, librat, filmat, industria, teknologjia, ushtria, ekonomia, shkenca, arti, sporti, dhe gjithçka tjetër mbi tokë e nën tokë, mbi qiell e nën qiell, nuk ndodheshin kurrkund tjetër përpos nga Uralet në Kamçatkë, në Bashkimin Sovjetik.

Ndërkohë që Bashkimin Sovjetik e kishte braktisur kurvi, sovjetizmin e mbante gjallë Çukovi.

Çukovi kishte sjellje shoqërore korrekte, nuk imponohej, nuk bërtiste, nuk mburrej, nuk pretendonte supremaci.

Por Çukovi lëvizte butë dhe pa zhurmë si kërmill. Fliste sikur pëshpëriste. Qeshte mbytur, pa i lëvizur asnjë nerv.

Keqkuptimi katastrofik i Çukovit me botën dhe jetën më shkaktonte një neveri nakatosur me mëshirë, por jo urrejtje.

Urrejtjen e kisha me pakicë. Nuk mund ta shpërdoroja urrejtjen për Çukovin. Çukovi nuk e meritonte urrejtjen time.

Një herë na çuan për vizitë te “Muzeumi i Luftës Nacional Çlirimtare” te “Rruga e Barrikadave”. Mezi e mbaja gazin e brendshëm nga emri i asaj rruge dhe atij far’ muzeu. Gjatë asaj vizite, Çukovi na rrëfeu me ton solemn se në bodrumet e atij muzeumi që dikur kishte qenë Kuesturë fashistët i kishin burgosur babain. Partizani trim me fletë, myzeqari i çartun babai i Çukovit, pasi u kishte thënë rojave se i bëhej shurra, kishte zbritur në bodrum ku kishte thyer xhamin e dritares së banjës, ishte arratisur dhe kishte vajtur drejt e te shokët në mal. Urraaaaaa, rroftë Kinostudioja Shqipëria e Re.

Çukovi urrente Kadarenë.

Çukovi Kadarenë e kishte gjak në këmishë.

Ndërkohë që Çukovi shante hapur Kadarenë e kryeveprave botërore si agjent i borgjezisë dhe armik i betuar i klasës punëtore, Çukovit nuk mund t’i thoje gjysmë fjale për Agollin e poeziçkave.

Në “Institut”, kështu quhej godina ku nja njëqint e kusur veta punonin në rresht si në librat e Orwellit, kërciste muhabeti.

Një ditë, kur të gjithë kishin kullufitur “bukën me vete”, kishin pirë nga një litër ujë duke kërrcitur gurrmazin glluk-glluk, dhe kishin gromësitur thellë duke nxjerrë nga goja ca duhma të lemerishme nga ato që normalisht dalin nga bytha, për një asociacion absurd idesh që hera-herës ndodhte në kësi rastesh, dikujt ju tek të kujtojë, hiç më pak se: “Krizën në fizikë”, “zhdukjen e materies”, dhe Leninin që asokohe tha: Nuk u zhduk materia. U zhduk kufiri deri ku materien e njihnim.

S’mu durua. Fola me zë të lartë ta dëgjonin të gjithë:

Për këto çështje është mirë të dimë çka thënë Ajnshtaini. Lenini është i vjetër.

Ra në çast një heshtje varri. Të gjithë u fshehën pas teknografëve, tavolinave të vizatimit.

Në institutin e projektimeve me pesë kate me një laryshi marramendëse spiunllëku, ku secili kat kishte spiunët e vet të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe nga spiunët e kateve të tjera, nuk mund të ndodhte ndryshe.

Kaloi nja një vit.

U duk sikur brenda vrullit shurdhues të klasës punëtore që vazhdimisht tejkalonte planin me shifra stratosferike, bubullimave të kongreseve, piskamave të plenumeve, çizmeve të parakalimeve, fizika, kimia, materia, Ajnshtajni, Lenini, ishin harruar.

Kishte qenë iluzion.

Babai im që s’kish qenë kurrë i arrestuar dhe i arratisur nga asnjë bodrum dhe asnjë muzeum, një ditë vdiq.

Erdhën për ngushëllim. Mes tyre Çukovi.

Ndërkohë që ngushëlluesit rrufitnin kafenë, dikush që ishte më i afërt me mua se me Çukovin, afrohet e më thotë: Dje na bënë një mbledhje për plenumin e kurvit për “rrufjanin politik”. Në mbledhje u ngrit Çukovi, tha: “Rrufjani politik” për të cilin me të drejtë kohët e fundit është shqetësuar shoku kurvi nuk ndodhet në qiell. Rrufjani politik është midis nesh. Rrufjani politik, të cilin sot nuk e kemi mes nesh ngaqë i ka vdekur babai, është Edison Ypi, ai që para një viti tha se Lenini është i vjetër.

Si e tha e pse e tha, qysh e tha e kujt ja tha, o Zot o Perëndi, nja pesë a gjashtë mbledhje kolektivi kushtuar rrufjanit politik Edison Ypi.

Pak mbi 20 vjeç, sapo isha kthyer nga ushtria ku kisha parë e dëgjuar të tjera tmerre, nuk fola nëpër ato mbledhje, luajta rolin e leshkos. Lashë kolektivin ta zbrazte dufin si i desh’ qefi:

Për Marksizëm-Leninizmin ngadhënjimtar armën e pagabuar në luftën kundër armiqve të jashtëm e të brendshëm në aleancë me revizionistët e pabesë.

Për përballimin e bllokadës dhe situatave të vështira përmes syçelësisë së popullit nën udhëheqjen e partisë dhe të shokut kurvi.

Për aleancën e fshatarësisë kooperativiste me klasën punëtore që na çon nga fjetorja në fjetore.

Për ardhjen në vete dhe kalitjen e shkrimtarëve dhe artistëve që për të mos zënë myk duhen dërguar të rrinë gju më gju me popullin mes baltrave dhe zhabave.

Ama jo të gjithë flisnin kaq përçart. Pati dhe hezitues.

Madje, Nikoleta, një gocë elegante, inteligjente dhe punëtore, u ngrit e tha: Edison Ypi nuk mund të ketë thënë se Lenini është i vjetër. Nuk ka njeri në botë të mos e dijë se Lenini është i pavdekshëm.

Nikoleta goditi në shenjë. Pohimi super inteligjent i Nikoletës me Lenin dhe pavdekshmëri, zbuti egërsinë ndaj meje.

Mbledhje pas mbledhje, për shkak të një konkurrence se kush e meritonte të shkonte në Kinë për një vizitë pune, mes polemikave të ndezura “unë apo ti”, “këta apo ata”, pak nga pak mbledhjet ndërruan drejtim. Lenini, rrufjani politik Edison Ypi, bashkë me bllokadat, rreziqet, spiunllëqet, armiqtë, dhe dënglat e tjera, u ç’vendosën nga fokusi i vëmendjes. Elefanti që kishte hyrë brutalisht nëpër qelqurinat e jetës dhe mendjes time, ndërroi mendje, u zbut, u zbyth.

Pas pak muajsh kurvi shpalli luftën kundër burokracisë.

Larguan më tepër se gjysmën.

Pas gjithë atyre mbledhjeve, largimi im nuk habiti askënd, madje u duk i vonuar.

Ngaqë, mesa duket, Çukovi e kishte tepruar me sovjetizmin, kolkozet, Pavël Korçaginin, Juri Gagarinin, qenin Lajka, larguan edhe Çukovin.

Një hokatar i lezeçëm me papërgjegjësi të shtirur tha: Edisonin dhe Ajnshtajnin i mori më qafë Çukovi, Çukovit dhe Leninit u prishi punë sovjetizmi. Rroftë Kori i Ushtrisë së Kuqe që këndon atë këngën lotndjellëse “Stari Drug”.

Pas largimit, Çukovi ndërroi emrin. Ama sovjetizmin, Fadejevin, Si u kalit çeliku-n, Kazaçokun, Kalinkën, Katjushën, Çukovi as sot e kësaj dite nuk i ka braktisur.

Meseleja me sovjetikun Çukov që për pak desh më futi në burg, gjithmonë më është dukur diçka e padenjë, gjithmonë më ka bërë për të vjellë.

I edukuar dhe i mbrujtur me vetëdijen e palëkundur dhe bindjen e thellë e të qënit fisnik dhe aristokrat, nuk mund të merresha me një plebej.

Tmerri se gjatë rrëfimit mund të më shpëtonte ndonjë mburrje sado e vogël, ishte gjithashtu një pengesë serioze për ta kujtuar ngjarjen e trishtë.

Por, me gjasa, për të realizuar një lloj katarsisi, a ndoshta për tu bërë një herë në  jetë protagonist i diçkaje, që ky episod heroik i jetës së tij kur, pavarësisht se s’ja arriti, bëri detyrën për të futur në burg një rrufjan politik, sovjetiku Çukov do vetë që ky episod të mos harrohet. Nëse është e vërtetë, ndjehem i lehtësuar që sovjetikut Çukov të cilit i mungojnë nostalgjikët, dhe nostalgjikëve që u mungon sovjetiku Çukov, ua plotësova dëshirën.

Etiketa: ÇukoviEdison Ypi


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
VIDEO/Drejtori i kompanisë së naftës fyen gazetarët: Mos ma çaj tra*in

VIDEO/Drejtori i kompanisë së naftës fyen gazetarët: Mos ma çaj tra*in

Manastirliu:Shqipëria vend me risk të ulët,të tjera vaksina mbërrijnë sot

Manastirliu:Shqipëria vend me risk të ulët,të tjera vaksina mbërrijnë sot

Pritet miratimi i Agjendës 2030, Rama publikon pamje nga Samiti i NATO-s

Pritet miratimi i Agjendës 2030, Rama publikon pamje nga Samiti i NATO-s
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com