Në një ndeshje që foli në fillimet e saj në favor të Holandës, por që më pas u duk e vështirë, “Tulipanët” ja dolën të marrin 3 pikë në Amsterdam, përballë Ukrainës.
Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0. Holandezët kaluan në avantazh me dy gola ne pjesen e dyte, por u barazuan më pas nga Ukraina.
Është vetëm minuta 85’ që e kalon në avantazh Holandën dhe i jep fitoren përmes një goli të Dumfries.
Pesë gola u shënuan në këtë ndeshje, që dhuroi spektakël dhe emocione, por që u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të Holandës.
Me këtë fitore Holanda ndan kreun e grupit me Austrinë./Opinion.al