Pas lajmit që gjendja shëndetësore e futbollisti danez Eriksen u stabilizua futbollistët e Danimarkës, me dëshirën e vetë Eriksen, kërkuan që ndeshja të luhej dhe UEFA vendosi të rinisë në 20:30.
Por fati nuk ka qenë ditën e sotme në anë të Danimarkës. Vendasit e humbën ndeshjen 0-1, duke humbur edhe një penallti në minutën e 74’.
Kujtojmë se ditën e sotme futbollisti danez Eriksen ka pësuar në fushën e futbollit arrest kardiak, ç’ka ka bërë që ndeshja të ndërpritet. Më pas është lajmëruar që futbollisti ishte në gjendje shëndetësore të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al