Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në rrugën “Xhanfizo Keko” në Tiranë. Një automjet i drejtuar nga 19-vjeçari i identifikuar si Jehon Brecani, humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi një 30-vjeçare e cila po ecte në trotuar.
Sipas informacioneve, e reja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ka humbur dhe njërën këmbë për shkak të përplasjes së fortë. Aktualisht ajo po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Ndërkohë, 19-vjeçari është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit./Opinion.al