Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisioni Europian hap procedurë kundër Gjermanisë

2021/06/09 at 6:09 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni Europian hap procedurë kundër Gjermanisë

Në debatin për një vendim kushtetues gjerman në lidhje me Bankën Qendore Europiane, Komisioni Europian planifikon të hapë procedurë kundër Gjermanisë për shkelje të së drejtës së BE-së.

Komisioni Europian ka vendosur të mërkurën (09.06) të hapë procedurë kundër Gjermanisë për shkelje të së drejtës së BE. Grindja lidhet me një vendim kushtetues gjerman mbi Bankën Qendrore Europiane.

Para një viti Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë në një vendim të sajin për Bankën Qendrore Europiane injoroi një vendim të Gjykatës Europiane. Sipas Komisionit Europian, ky është një rast precedent i rrezikshëm, sepse vendimet e instancës më të lartë juridike të BE janë të detyrueshme për të gjitha vendet. Autoriteti i Brukselit kritikoi shkeljen e parimeve themelore të së drejtës europiane. Gjermanisë i jepen dy muaj kohë për të reaguar.

Në maj të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe i kishte cilësuar pjesërisht antikushtetuese blerjet miliardëshe të obligacioneve nga ana e Bankës Qendrore Europiane, megjithëse Gjykata Europiane e kishte miratuar këtë. Kritikët panë të vënë në pikëpyetje si prioritetin e së drejtës së BE-së edhe pavarësinë e Bankës Qendrore Europiane. Gjykatësit kushtetues gjermanë nga ana e tyre argumentuan, se BQE me programin që filloi në vitin 2015, e tejkaloi mandatin e saj për politikën financiare, dhe se vendimet e saj nuk janë argumentuar gjerësisht dhe procedura nuk është verifikuar plotësisht.

Pas dy muajve kohë për të reaguar, nëse KE nuk është e kënaqur, ajo mund t’i kërkojë edhe njëherë Gjermanisë të ndjekë detyrimet që rrjedhin nga e drejta europiane, nëse kjo nuk bëhet, atëherë Komisioni Europian mund të padisë Gjermaninë para Gjykatës Europiane. Synimi i KE ishte bërë i ditur që një ditë më parë, por nga KE u tha, se “nuk ka interes për një grindje të thelluar” mes Gjykatës Europiane dhe Gjykatës Kushtetuese Gjermane. KE po punon “ngushtë me zyrën e kancelarisë”, u tha.

Të Gjelbrit në Bundestag e përshëndetën procedurën. Kjo është rruga e duhur për të sqaruar këtë grindje thanë deputetet, Franziska Brandner dhe Lisa Paus. Sepse Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka vënë në dyshim kompetencën e interpretimit përfundimtar për të drejtën europiane, të cilën e ka Gjykata Europiane”. Eurodeputeti liberal, Guy Verhofstadt shikon në këtë grindje edhe një përgjegjësi të përbashkët europiane. “Në këtë procedurë gjyqësore bëhet fjalë për një union fiskal”, shkroi ai në twitter. “Për ta çuar përpara BE në botën komplekse të shekullit të 21, si e duan me shumicë të qartë qytetarët, ne kemi nevojë për të.”/ DW

Etiketa: bankagjermaniakomisioni europian

Ju sugjerojmë

Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë
Bota

Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë

14 Qershor, 2025 1:45 pm
Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë
Bota

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

14 Qershor, 2025 1:28 pm
Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!
Kryesore

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!

14 Qershor, 2025 1:14 pm
Siguria në plazh, masa të reja në Durrës
Aktualitet

Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

14 Qershor, 2025 1:05 pm
Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal
Aktualitet

Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal

14 Qershor, 2025 12:47 pm
Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut
Aktualitet

Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut

14 Qershor, 2025 12:35 pm
Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit
Bota

Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit

14 Qershor, 2025 12:21 pm
Papa Leo XIV apel Izraelit dhe Iranit: Përgjegjësi dhe arsye!
Bota

Papa Leo XIV apel Izraelit dhe Iranit: Përgjegjësi dhe arsye!

14 Qershor, 2025 12:00 pm
U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit
Aktualitet

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit

14 Qershor, 2025 11:46 am
Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!
Aktualitet

Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!

14 Qershor, 2025 11:32 am
Para
Qytetarët e vaksinuar mund të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Francës

Qytetarët e vaksinuar mund të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Francës

Belgjika dhe Franca lehtësojnë kufizimet kundër koronavirusit

Belgjika dhe Franca lehtësojnë kufizimet kundër koronavirusit

BE reagon për ndalimin e gazetarëve në komisionet parlamentare: Keqardhje

BE reagon për ndalimin e gazetarëve në komisionet parlamentare: Keqardhje

TE FUNDIT

Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë

Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë
14 Qershor, 2025

Rreth gjashtëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran, sipas një gazetari të...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë
14 Qershor, 2025

Të paktën 16 palestinezë janë vranë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës dhe në orët e...

Lexo më shumë

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!
14 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar edhe mesditën e sotme një konferencë me mediat. Para gazetarëve, Berisha publikoi...

Lexo më shumë

Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

Siguria në plazh, masa të reja në Durrës
14 Qershor, 2025

Zonat bregdetare dhe atraksionet natyrore po tërheqin mijëra turistë vendas dhe të huaj, duke e kthyer turizmin në një nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com