Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar nga GJKKO konfiskim të disa pasurive të Dritan Dajtit.
Sipas abcnews.al kërkesa është bërë në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Ndërkohë, pritet që kërkesa të merret në shqyrtim gjatë ditës së sotme. OFL i dorëzoi Dajit formularin e vetëdeklarimit të pasurisë në 12 shkurt 2020.
Dritan Dajti është arrestuar në vitin 2009. Ai u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj.
Ngjarja ndodhi gjatë operacionit të Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë./Opinion.al